Juve pa ‘BBC’ për herë të parë në shtatë vitet e fundit

Juventusi në javën e 22-të në Serie A, në shtëpi pret skuadrën e Parmës.

Në këtë ndeshje, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion treshen e mbrojtjes, Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

Çuditërisht, kjo është hera e parë që nga marsi i vitit 2012, që Juventusi nuk ka në skuadër ‘BBC’.

Të tre këta, sikurse ndaj Parmës, nuk ishin në dispozicion edhe ndaj Genoa, në marsin e vitit 2012, kur Juventusi barazonte 0-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here