Juventusi “plaçkit” Realin, ofertë 45 milionë euro për Marselon

MADRID, SPAIN - MAY 01: Marcelo of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Juventus duket se i ka idetë e qarta për merkaton. Bardhezinjtë kanë pasur një “dialog” të vazhdueshëm me Realin e Madridit që nga qershori i kaluar. Megjithatë, ata kanë vendosur të nisin një sulm vendimtar për mbrojtësin e majtë brazilian, Marselon. Anjeli dhe Paratiçi po përgatisin formulën që do të dorëzojë Florentino Perezin.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport” në tavolinën e marrëveshjes janë vendosur 45 milionë euro për spanjollët dhe kontratë me përfitim 12 milionë euro për futbollistin.
Braziliani po kërkon stimuj të rinj dhe në moshën 30-vjeçare është gati për një aventurë të re. Gjithashtu ai do të ribashkohet me Kristano Ronaldon, ish-shokun e ekipit.

Me kontratën me bardhezinjtë ai do të bëhej futbollisti i dytë më i paguar i ekipit, pas Ronaldos sigurisht, që përfiton shifra stratosferike. Marselo do të zinte vendin e Aleks Sandros, për të cilin Juventus pranon oferta nga 50-55 milionë euro.

Nga ajo që mësohet  braziliani i Realit ka komunikuar vetë me presidentin Perezin, për shkak se është lënë në stol nga Solari. Pak kohë më parë atë e akuzonin për mbipeshë. Palët pritet të diskutojnë në fund të pranverës, kur nisin edhe projektet për merkaton e verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here