Moratti: Rënia në janar, fenomen. Duhet trajner me ADN zikaltër

“Çdo vit e njëjta situatë… Mirë deri në janar ose më saktë përpara Krishtlindjes, më pas rënie totale. Ky është një fenomen që duhet studiuar”. Masimo Morati, ish-presidenti i Interit nuk është përmbajtur në analizën e tij për skuadrën pas eliminimit nga Kupa e Italisë kundër Lacios të enjten në mbrëmje:

“Nuk janë në maksimum të formës, u duhet edhe pak kohë për t’u shprehur. Konte? Shumë i zoti, por po ashtu ishte edhe Spaleti: e rëndësishme është të sillen mirë kur janë këtu. Do nevojitej një trajner me ADN zikaltër, megjithëse nuk ka kuptim të largosh tani Spaletin: do thosha Simeone, por… Murinjo? Nuk di të them asgjë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here