Super Higuain gjen rrugën e rrjetës, Chelsea mposht Huddersfield me goleadë

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenal dhe Bournemouth, Chelsea është rikthyer te fitorja duke mposhtur Huddersfield me rezultatin e pastër 5-0. 

Ishte një sfidë e dominuar nga Blutë, të cilët zhvilluan një ndeshje që padyshim do të ketë kënaqur trajnerin Maurizio Sarri.

Higuain debuton me dopietë në Stamford Bridge, ndërsa dy golat e tjerë janë shënuar nga Eden Hazard. Edhe belgu më në fund bën një paraqitje të madhe. Ndërsa golin e pestë e ka shënuar David Luiz me kokë.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që shënon një dopietë në debutimin në shtëpi në një ndeshje të kampionatit që prej Mario Stanic në gushtin e vitit 2000.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të katërt me tre pikë më shumë se Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera, Brighton barazoi 0-0 ndaj Watford brenda, skuadra vendase vazhdon të kërkojë fitoren teksa në pesë sfidat e fundit ka tre humbje dhe dy barazime.

Burnley ka barazuar në sekondat e fundit 1-1 ndaj Southampton në luftën për të mos rënë nga kategoria.

Crystal Palace ka mundur 2-0 Fulham brenda në Selhurst Park, ndërsa Everton zhgënjen përsëri, këtë herë është mposhtur nga Wolves 3-1 brenda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here