Bayerni nuk heq dorë nga Odoi, Bavarezët kanë gati oferën e çmendur për merkaton e verës

Bayerni i Munichut mbrëmë u mposht nga Bayer Leverkusen (3-1) dhe pozita e Niko Kovac si trainer është në pikëpyetje.

Bavarezët po kalojnë në një periudhë tranzicioni, pasiqë në skuadër kanë filluar të vijnë emra të rinj, ndërsa në fund të sezonit priten të largohen veteranët si Robben, Ribery, Hummels dhe Boateng.

Njëri nga lojtarët e preferuar të Bayernit është ylli i ri i Chelsea, Callum Hodson-Odoi.

Bavarezët kanë tentuar tre herë transferimin e Callum, por Chelsea ka refuzuar ofertat e Bayernit.

Mirëpo Bayerni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga 18 vjeçari dhe siç raporton The Sun, Bavarezët kanë përgatitur një ofertë prej 51 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here