Buffon i ‘frikësuar’ nga lëndimi i Neymar, pret shumë vështirësi

PSG do të jenë të detyruar të paraqiten pa shërbimet e Neymar në ndeshjen kundër Manchester United, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e tij gjatë muajit të kaluar, dhe pritet që të mungojë për një periudhë të konsideruar.

Për këtë gjë, i shqetësuar është edhe portieri italian, Gianluigi Buffon, i cili pret vështirësi në mungesën e Neymar.

“Secilin vit kam menduar se është viti i duhur. Por, tani janë 24 vite që mundohem ta fitojë Ligën e Kampionëve” ka thënë fillimisht Buffon.

“Është shumë e vështirë. Duhet të kesh pak fat. Tani, për ne është kohë speciale, sepse Neymar është lënduar. Për ne Ney është shumë i rëndësishëm sepse ka bërë gjëra të pabesueshme për skuadrën gjatë tri muajve të kaluar. Është e rrezikshme mos ta kemi atë” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Juventus.

PSG tashmë nuk ka shumë opsione për fazën ofensive, pasi kanë huazuar Timothy Weah tek skuadra e Celtic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here