Kokëdhembje për Valverden: Pas Messit edhe një tjetër yll humbet El Clasicon

Barcelona rrezikon të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku katalanasit do të përballen me Real Madrid.

Një El Clasico që e mirëpresin të gjithë, por në fushë mund të mungojnë dy sulmuesit “blaugrana”, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

I pari u dëmtua në ndeshjen që Barcelona barazoi të shtunën 2-2 ndaj Valencia, sfidë ku sulmuesi argjentinas realizoi dy gola, duke evituar humbjen.

Trajneri Ernesto Valverde shpreson ta rikuperojë për ndeshjen e së mërkurës, por duket e vështirë. Ndërkohë që, një tjetër mungesë mund të jetë ajo e Dembele.

Sulmuesi francez mund të ngrejë flamurin e bardhë para këtij takimi, për shkak të gripit. Ai nuk ka luajtur dy javët e fundit, për shkak të një ndrydhje që ka pësuar në kavilje. Dhe, në momentin që do të rikthehej në fushë, ka rënë pre e gripit, që e ka hedhur sërish KO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here