Ronaldo e dëshiron ribashkimin me Casemiron, ky është plani

Portugezi kaloi tek Juventus në fillim të këtij sezoni, duke përfunduar kështu një aventurë të mrekullueshme me Real Madrid.

Por, duket se Ronaldos i ka mbetur akoma dëshira që të luaj me disa prej lojtarëve të “Los Blancos”.

Pasi flitej për një ribashkim të mundshëm me Marcelo, tash po përmendet emri i Casemiros.

“Don Balon” raporton se Ronaldo u ka rekomanduar bordit të Juves mesfushorin brazilian Casemiro.

Kontrata e 27 vjeçarit me Madridin përfundon në mes të sezonin 2020/21. Ronaldo beson se lojtari mund t’i ndjek hapat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here