Pasi ishte dënuar së fundmi për incidentin e krijuar pas ndeshjes me Khabib Nurmagomedov, tash ka lindur një tjetër telash për McGregor.
Një nënë beqare insiston se Conor McGregor është bërë babai i vajzës së saj, pasi ajo ka fjetur me yllin e UFC, natën pas ‘Grand National’ në vitin 2017.
Terri Muray, 26 vjeçare e ka takuar irlandezin kur ai udhëtoi për në Liverpool, për garën prestigjioze.
Ajo ka thënë se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me McGregor atë mbrëmje, katër javë para se gruaja e ‘luftëtarit’ të UFC t’i jepte jetë fëmijës së tyre të parë.
“Nuk i dua paratë e tij. Vetëm dua t’i tregoj se është babai i Clodagh dhe nuk po gënjej” ka thënë Terri.
Më poshtë mund të shihni fotografitë e McGregor dhe Terri të cilat janë shkrepur në një banjo.