BOMBË: Juventusi rrëmben yllin e Milanit

Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Biankonerët po përgatiten për një revolucion në mbrojtje pas përfundimit të sezonit dhe Romagnoli ka përfunduar në shënjestrën e tyre.

Në fund të sezonit priten nga Torino të largohet Barzagli, ndërsa në pikëpyetje është edhe Chiellini i cili është 35 vjeç.

Romagnoli është vetëm 24 vjeç dhe te Zonja e Vjetër e shohin atë si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.

Megjithatë vështirë të besohet se Milani do ta shesë Romagnolin te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here