Juventus revolucion në merkaton e verës: Dy emra të mëdhenj arrijnë në Torino

Revolucion në mbrojtjen e Juventusit.

Juventusi do të fillojë me rinovimin e mbrojtjes pas përfundimit të sezonit. Paratici po përgatit një revolucion për merkaton e verës, duke larguar Caceres dhe duke gjetur zëvendësuesin ideal të Chiellinit, i cili është 35 vjeç.

Barzagli pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Bonucci 31 vjeç pritet të qëndrojë në Torino.

Dy emra të mëdhenj janë në shënjestrën e Biankonerëve dhe bëhet fjalë për Matthijs de Ligt dhe Stefan Savic.

Interesimi për de Ligt është shumë i madh dhe çmimi i holandezit vazhdon të rritet në treg, por Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ai.

Nga ana tjetër Paratici dëshiron edhe transferimine  Savic dhe transferimi i tij do të jetë më i lehtë, pasiqë Biankonerët kanë marrëdhënie të mira me agjentin e tij, Fali Ramadani.

Te Juventus e kanë të qartë, dy mbrojtës në merkaton e verës është objektivi kryesorë për Zonjën e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here