Lajm i keq për Klopp: Ylli i Liverpoolit në operacion

Në një moment delikat të sezonit, Liverpool merr një lajm të keq, sepse mbrojtësi Joe Gomez do të operohet, për të ndihmuar riaftësimin e gjurit të dëmtuar në dhjetor.

Ylli i kombëtares angleze pësoi një frakturë në fitoren 3-1 që Liverpool arriti në Burnley më 5 dhjetor dhe që atëherë është shpresuar te riaftësim pa qenë nevoja e operacionit.

Gjithsesi, mbrojtësi 21-vjeçar ka munguar më gjatë se 6 javë, ndaj është  e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Klubi ka zyrtarizuar operacionin, por nuk ka vendosur datë kthimi, edhe pse shpresohet që Gomez të luajë sërish këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here