Messi arrin në kontrollimet mjeksore – ja të rejat e fundit rreth lëndimit

Leo Messi pritej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore sot, por nuk e bëri pasi ato janë shtyrë për të nesërmen.

Të dielën, doktorët e Barçës shkuan në shtëpinë e argjentinasit dhe e ekzaminuan atë.

Messi mbërriti sot në qendrën sportive të Barcelonës duke ndier një shqetësim, sipas burimeve të gazetës spanjolle AS, dhe kjo e vë në dyshim paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të mërkurën.

Në fakt, shërbimi mjekësor i klubit nuk i kreu testet që kishte planifikuar për Messin dhe i shtyu ato për të martën, vetëm një ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ernesto Valverdes i duhet të flasë me 31-vjeçarin dhe të vendosë së çfarë të bëjë. Kalendari i Barçës është shumë i ngjeshur dhe shumë kërkues, prandaj klubi nuk dëshiron ta rrezikojë lojtarin më të mirë në planet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here