PSG merr një lajm të madh para ndeshjes me Man Utd

PSG do të përballen me skuadrën e Manchester United, në fazën e 1/16-ës së finales, por do të ketë disa mungesa.

Neymar JR dhe Marco Verratti janë dy lojtarët që luajnë rolin më të madh në formacionin e Thomas Tuchel.

Por, sot skuadra kampione e Francës ka pranuar një lajm të madh, pasi mesfushori Verratti është kthyer në stërvitje.

Mesfushori ka luajtur në 14 ndeshje të PSG-së në Ligue 1 këtë sezon, si dhe në pesë nga gjashtë ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në pozitën e tij, Tuchel ka mungesë të lojtarëve, pasi Adrien Rabiot nuk është në dispozicion që kur ka refuzuar të nënshkruaj kontratën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here