Wanda Nara i del në mbrojtje Icardit me një postim në Twitter (FOTO)

Wanda Nara i thur elozhe burrit të saj Mauro Icardi në mes të krizës së Inter. 

Kapiteni zikaltër ka gjashtë ndeshje pa shënuar në Serie A, gjithsesi do të jetë inkurajuar nga fjalët e gruas dhe agjentes së tij.

“Ka kapitenë që janë krenarë vetëm kur fitojnë, kapitenë që nuk luftojnë për të mirën e ekipit.

“Kapitenë që në momente të vështira braktisin shokët e ekipit. Ti je një nga ata kapitenë që lufton deri në fund,” shprehet ajo për DAZN.

Një sinjal i qartë për të ulur tensionin për skuadrën dhe Spalletti-n, por mbi të gjitha për sulmuesin argjentinas.

Skuadra po kalon një moment jo të mirë dhe kjo edhe për shkak të “thatësirës” së Icardi-t përpara portës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here