“Më vjen të qaj kur krahasojnë Paketan me Kakanë, Dybala…”

Ish-mesfushori i Milanit dhe i Juventusit, Andrea Pirlo, ka prekur disa nga temat e “nxehta” të Serisë A, më konkretisht disa emra për të cilët pritshmëritë janë të mëdha, duke kaluar mes brazilianit kuqezi Paketa dhe argjentinasit të Juves, Dibala.

“Doni të drejtën… Mua nuk më bind. Paketa mund të jetë një lojtar cilësor, por ndoshta nuk ka gjetur formën e tij më të mirë. Sinqerisht nuk më bën të çmendem, veçanërisht kur e krahasojnë me Kakanë. Krahasime të tilla më bëjnë të qaj. Le të themi se Kaka ishte diçka tjetër, – u shpreh ish-fantazisti në rrjetin ‘Sky’, duke kaluar më pas te Dibala.

– Veprimi i bërë kundër Parmës, pra i të larguarit në dhomat e zhveshjes, vetëm sepse trajneri nuk e hodhi në fushë, nuk do të lihet pa u gjykuar nga drejtuesit e Juves.

Këto sjellje nuk i bëjnë mirë një lojtari që deri vjet ishte lideri i skuadrës. Sivjet është e vërtetë që ka ardhur Kristiano, por nëse Dibala po vuan prezencën e portugezit, kjo do të thotë se ai nuk është aspak inteligjent, ndonëse unë mendoj të kundërtën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here