Nike i ofron Barcelonës një fanellë të bardhë, ja përgjigja e Katalanasve

Barcelona ka refuzuar idenë e Nike për një fanellë të bardhë me dy vija të kuqe që kryqëzohen, sipas Mundo Deportivo. 

Ideja është refuzuar menjëherë nga hierarkia e Barcelona-s, me shumë mundësi prej faktit se është ngjyra kryesore e rivalëve historikë Real Madrid.

Tifozët e vjetër të Barça-s nuk do ta kenë harruar kohën kur ekipi i tyre ka veshur një fanellë të bardhë shumë kohë më parë.

Më poshtë keni një video ku shihen lojtarët e Barcelona-s me fanella të bardha, ndër ta edhe Johan Cruyff.

Poshtë saj është një foto e viteve 70s, ku lojtarët e Barça-s janë shfaqur sikur që quheshin “Los Blancos”.

Megjithatë, Barcelona kohët e fundit ka zgjedhur të përdorë sa më tepër ngjyra të hapura gjatë viteve të fundit, por mesa duket e bardha është e tepruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here