Sala mbetet ende i zhdukur, ndërsa Nantes dhe Cardiffnë gjyq

Klubi francez Nantes po e kërcënon me një veprim ligjor Cardiffin për paratë e transferimin të Emiliano Sala edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.

Mirror Sport kupton se Nantes e ka dërguar një e-mail, ku e ka kërkuar pagesën prej 15 milionë funtesh të enjten e kaluar, duke shtuar se nëse nuk kryhet do të ketë pasoja ligjore.

Nantes po kërcënojnë me veprime të mëtejshme nëse nuk e marrin pagesën e parë- pasi pagesa është e ndarë në tri vite. Pagesa duhet të bëhet brenda dhjetë ditësh, pavarësisht se kërkimet për të vazhdojnë pasi ai figuron ende i zhdukur.

Cardiff ka pritur deri më tani që t’i kenë faktet e plota për tragjedinë me rrezikun e aeroplanit, Piper Malibu N264DB, i cili u zhdukën bashkë me Salan dhe pilotin David Ibbotson, dy javë më parë.

Hetuesit e kanë zbuluar se aeroplani gjendet në Kanalin e Anglisë me një trup brenda, por ende nuk e kanë identifikuar atë se kush është për shkak të motit të keq.

Ata janë gjithashtu duke u përpjekur që të zbulojnë se kush e ka në pronësi aeroplanin, çështjet e sigurimit dhe detaje të tjera rreth fluturimit, që mund të rezultojë edhe me një pagesë nga sigurimi.

Cardiff kuptohet se është i gatshëm të përmbushë detyrimet e tyre të plota, por në anën tjetër Nantes nuk kanë bërë asgjë të paligjshme.

Klubi francez Bordeaux gjithashtu ka të drejtë mbi kartonin e lojtarit, pasi që 50 për qind iu ka takuar atyre, pasi Sala ishte pjesë  e tyre në sezonet 2012-2015 përpara se të bashkohej me Nantes.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore konfirmoi të martën se është duke u zhvilluar misioni.

“Po përpiqemi të rimarrim trupin. Nëse jemi të suksesshëm, do të shqyrtojmë mundësinë e rikuperimit të rrënojave të avionëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here