Sarri ka gjetur zëvendësuesin e Hazard në Serie A

Chelsea raportohet se po konsideron një transferim të sulmuesit Lorenzo Insigne si pasardhësin e mundshëm të Eden Hazard. 

Lojtari i përfaqësueses italiane mbetet një lojtar kyç për Partenopei, pas ka shënuar 11 gola duke përgatitur edhe gjashtë të tjerë në 27 paraqitje deri tani.

Gjithsesi, Chelsea do të mundohet ta joshë larg Napolit nëse Hazard vendos të largohet, sipas Daily Mail, që sugjeron se 27-vjeçari ka një vlerë 160 milionë euro.

Hazard vazhdon të përflitet për një kalim te Real Madrid dhe nëse Sarri do të mbetet pa belgun për sezonin tjetër, atëherë do të mundohej të siguronte firmën  Insigne.

Ai e njeh shumë mirë lojtarin pasi e ka stërvitur për tre sezone te Napoli. Megjithatë, Blutë do të kenë konkurrencën e Liverpool, që gjithashtu interesohet për Insigne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here