VIDEO: Mohamed Salah ofendohet rëndë nga tifozët e West Ham

Mohamed Salah u quajt “Muslim c**t” nga një tifoz, gjatë barazimit të diskutueshëm të Liverpool-it me West Ham, në stadiumin e Londrës.

Sulmuesi egjiptian iu nënshtrua një fyerjeje rreth fesë së tij, ndërsa përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi në barazimin 1-1 të së hënës.

Filmimimi është bërë me një telefon celular në seksionin e tifozëve të West Ham, megjithëse është e paqartë se kush po i lëshonte fyerjet ndaj Salah. Sidoqoftë, videoja tregon abuzimin e tmerrshëm personal ndaj yllit egjiptian, me të cilin iu desh të merrej gjatë ndeshjes në fjalë të Premier League.

Një tifoz dëgjohet në video duke thirrur: “Salah you f***ing Muslim, f***ing Muslim c**t. F*** off.” Policia dhe FA tani po shqyrtojnë incidentin, i cili është vetëm sulmi më i fundit i paragjykimeve raciale dhe fetare, që po e turpërojnë futbollin anglez këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here