Milani “mashtrohet” nga tregu, Piatek e Paqueta u paguan 2-fish

JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 16: Lucas Paqueta of AC Milan in action during the Italian Supercup match between Juventus and AC Milan at King Abdullah Sports City on January 16, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Lukas Paketa dhe Kristof Piontek janë në podiumin e merkatos së janarit duke e bërë Milanin dominues tregu, jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë kontinentin europian.

Dyshja u ble për 70 milionë euro (35 milionë secili), duke lënë kështu pas Çelsin që shpenzoi 64 milionë euro për të rrëmbyer Kristian Pulisiçin nga Borusia e Dormundit, klub ku amerikani do të luajë i huazuar deri në fund të sezonit. Sipas një kompanie që merret me vlerësimet e investimeve të klubeve, si kuqezinjtë, ashtu edhe londinezët kanë paguar shumë më tepër sesa vlera reale e lojtarëve që kanë afruar.

Shoqëria e quajtur KPMG vëren se Lukas Paketa që nga “Djalli” u ble 35 milionë euro në fakt vlen vetëm 14 milionë euro. Nëse te braziliani “humbja” është 21 milionë euro, te Piontek është disi më e ulët. 18,7 milionë euro më pak vlen polaku sipas koeficientit të KPMG-së.

Me thuajse 40 milionë euro të humbura, Milanit i mbetet të ngushëllohet me shpenzimet e Çelsit. Plot 26.4 milionë euro të “humbura” nga Roman Abramoviç për afrimin e Pulisiç, i cili sipas KPMG vlen jo më shumë se 37 milionë euro, një shifër shumë larg 64 milionëve që arkëtoi Dortmundi.

Domenik Solankë nga Liverpuli dhe Xhoni Kastro nga Atletiko e Madridit drejt Uolverhemptonit janë dy lëvizjet që plotësojnë pesëshen e transferimeve me humbje. Te këta të fundit humbjet janë minimale, 1-2 milionë euro, shifra këto të papërfillshme për klubet britanike, e sidomos nëse i krahasojmë me shpenzimet e Milanit. Nuk duhet harruar se për çështje ekonomike klubi kuqezi vijon të jetë nën lupën e vëzhguesve të bilanceve në UEFA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here