Real Madrid me super transferim nga Serie A

Real Madrid po tenton ta transferojë Federico Chiesan nga Fiorentina.

21-vjeçari është tashmë një reprezentues i Italisë dhe thuhet se skuadra italiane është gati ta shes lojtarin, por e vlerëson atë së paku 60 milionë euro.

Sipas mediumeve Calciomercato dhe Corriere dello Sport, ekipi i fundit që dëshiron transferimin e Chiesas është Real Madridi.

Bale nuk po gjen rahatinë dhe formën më të mira shkaku i lëndimeve dhe Los Blancos janë të interesuar të shtojnë cilësitë në krahët e sulmit.

Chiesa ka shënuar 10 gola deri tani më këtë sezon, ku shtatë të fundit vijnë në pesë ndeshjet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here