Sadiku si model frymëzimi, ja çfarë shkruan Lugano pas humbjes

Armando Sadiku bëri debutimin me skuadrën e Luganos. Sulmuesi i transferuar me huazim nga Levante, u aktivizua në minutën e 61 të takimit mes Luganos dhe Thun, i cili përfundoi 1-3 në favor të miqve. Sadiku u rikthyer në fushë pas një kohe të gjatë të dëmtimit që e mbajti jashtë fushave. Ai u dëmtua në muajin gusht dhe luan sot takimin e parë për sezonin e 2018-2019.

Pavarësisht përpjekjeve, Sadiku nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në sfidën e djeshme. Ndërkohë klubi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka zgjedhur shqiptarin si model frymëzimi, teksa postuar foton e sulmuesit pas ndeshjes me mbishkrimin: “Skuadrat dallohen nga mënyra se si ringrihen pas një humbjeje. Ringrihemi bashkë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here