Milani merr dritën jeshile nga UEFA: Elliott gati për transferime të reja!

Edicioni i ditës së premte, 8 shkurt 2019, i Repubblica, është marrë edhe me çështjen Milan dhe fair play financiar që ka bllokuar disi manovrat e klubit kuqezi në merkato, për të kontrolluar shpenzimet dhe investimet.

Ndryshimi radikal pritet të vijë së shpejti dhe Elliott mund të buzëqeshë.

Numri 1 i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, gjatë diskutimit të tij në Kongresin e 46-të të UEFA-s, në Romë, ku edhe u rizgjodh president dhe ku Armand Duka u bë anëtar i komitetit ekzekutiv, foli edhe për ndryshimet që do të ndodhin në FFP dhe tolerimet:

“Do të riformojmë Fair Play Financiar për të krijuar ekuilibra të ri në Europë. Duam të garantojmë që çdo klub të mund të shfrytëzojë të gjithë potencialin në dispozicion”.

Fjalë që praktikisht janë një sinjal i mirë dhe dritë jeshile. Tashmë, Elliott, së shpejti, do të mund të investojë për të rritur cilësinë e ekipit dhe për të synuar objektiva madhorë, duke shtuar arkëtimet, pa e pasur mendjen te ndonjë përjashtim i mundshëm apo gjobë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here