Milani nxjerr në shitje Kessien dhe përgatitet për blerjen e…

Milan po mendon të gjejë formulën për të blerë përfundimisht nga Chelsea kartonin e Tiemoue Bakayoko, i cili është kthyer në lojtarin më solid në mesfushën e kuqezinjve.

Francezi ka superuar Franck Kessie dhe drejtuesit e Milanit preferojnë të blejnë lojtarin e Chelsea para lojtarit nga Bregu Fildishtë.

Corriere delle Sport ka bërë me dije se në Casa Milan po përgatiten ta blejnë përfundimisht 24-vjeçarin nga Chelsea, por afrimi i Paqueta dhe Piatek nuk ua jep luksin të shpenzojnë edhe 40 milionë euro të tjera në verë (shifër që Milani ka të drejtë ta blejë nga “Blutë” e Londrës).

Për këtë, Kessie do të dalë në merkato dhe do të tentohet të sigurohen sa më shumë ta ardhura nga shitja e tij. Për të zëvendësuar atë do të afrohet Hector Herrera, mesfushori i Porto që i skadon kontrata në fund të sezonit, por për të duhet të mundin konkurrencën e shumë klubeve të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here