Rrëfehet Suso: Piatek të ketë kujdes, Kaka idhulli im

Sulmuesi i majtë i Milanit, Suso, është një lider te kuqezinjtë. Në një intervistë për “Sky Sport” ai flet për marrdhënien e tij me trajnerin Gatuzo, por edhe objektivat e skuadrës.

“Trajneri është i rëndësishëm për këtë ekip. Më ka dhënë shumë dhe apo ashtu kam dhënë shumë për të . Ka qenë kohë e vështirë me shumë dëmtime, por ai arrit të mbajë nivelin e ekipit të lartë. Pastaj, mos të harrojmë dhe ndryshimin e pronësisë, nuk është mirë kur një kompani ndryshon 3 herë sepse nuk ka stabilitet.”, u shpreh fillimisht spanjolli.

Detyrat mbrojtëse

“I thashë Gatuzos se unë dhe Çalhanoglu duhet të provojmë të kthehemi tërësisht mbrapa. Kjo varet edhe nga skuadrat që kemi përballë. Në këtë fazë nuk duhe të humbasim dhe njëri prej nesh duhet ta bëjë këtë. Ndoshta këto ndeshjet e fundit nuk kemi pasur nivel loje, por kemi qenë konkurrues dhe kompakt. Kjo bën dallimin kundër ekipeve të mëdha.”

Qëllimet

“Milani duhet të jetë gjithmonë në Ligën e Kampionëve, kur përmend këtë klub është e para që të vjen në mëndje. Kjo është më shumë se një synim”

Rëndësia në ekip

“Që nga fillimi dëshiroja të bëhesha një lojtar i rëndësishëm për këtë klub, Milani kishte shumë lojtarë të rëndësishëm. Më pëlqente  Kaka, kujtoj atë gol kundër Junajtid kur mori atë top përpara me kokë. Mbaj mend se isha në shtëpi duke e parë me babanë tim“.

Piatek

“Çdo lojtar që vjen është i mirëpritur, madje dhe ata që luajnë pak. Mendoj se do të bëj shumë mirë me këtë fanellë. Paketa dhe Piatek  janë lojtarë të mëdhenj, na ndihmojnë shumë. Megjithatë, duhet të ecil ngadalë, shumë lojtarë kanë bërë mirë në fillim dhe pastaj kanë rënë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here