Barcelona përgatit 60 milionë euro, Thiago Alcantara drejt rikthimit në Camp Nou

I larguar në vitin 2013 nga Barcelona për t’u bashkuar me Guardiolën te Bayern Munchen, Thiago Alcantara mendon të bëjë në verë itinerarin e kundërt, për të riveshur fanellën katalanase.

Barça ka nevojë për një lojtar të tillë, duke parë edhe mundësinë e largimit të Rakitiç ndërsa për mesfushorin spanjoll një nga arsyet e këtij vendimi është edhe bashkëshortja Julia Vigas, e cila kërkon tashmë të rikthehet në Spanjë ku ka familjen dhe disa biznese.

Rreth 60 milionë Euro është kostoja e këtij operacioni për Barcelonën ndërsa akordi personal me Thiagon nuk do të ketë asnjë pengesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here