Napoli kontakton Raiolën: Napoletanët rrëmbejnë yllin meksikan para Barcelonës

Hirving Lozano është shënjestra e Napolit. 

Kryesia e Napolit e dëshiron meksikanin në San Paolo dhe kanë kontaktuar agjentin e Lozanos, Raiolën për të filluar bisedimet.

Napoletanët janë të gatshëm ti ofrojnë kontratë 5 vjeçare Lozanos, ndërsa detajet rreth përqindjes që do të kërkojë Raiola, nuk janë të njohura ende.

Për Lozanon janë të interesuara Barcelona dhe Arsenali, por Napoli dëshiron që ta rrëmbejë atë para gjigantëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here