Pogba dhe Martial dhurojnë magji, makineria e Solskjaer mposht edhe Fulhamin (VIDEO)

Manchester United ka fituar 3-0 në fushën e Fulham duke u ngjitur në vend të katërt të Premier League me 51 pikë, një më shumë se Chelsea. Në këtë ndeshje përcaktues ishte Pogba me dy golat e tij dhe Martial.

Pjesa e parë nisi nën diktatin e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer dhe Pogba kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq” që në minutën e 14’-të me një goditje të fortë brenda zone. Në minutën e 23’-të është Antony Martial që nis një aksion personal duke dribluar të gjithë kundërshtarët dhe nuk gabon i vetëm përballë portierit Rico.

Në fraksionin e dytë është sërish skuadra e United që komandon, pavarësisht se vendasit përpiqen të ngushtojnë diferencën në disa raste. Për të mbyllur hesapet mendoi Paul Pogba që ktheu në gol një penallti të fituar nga Juan Mata në minutën e 65’-të.

Mesfushori francez ka shënuar penalltinë e 7-të për United këtë sezon, më shumë se të gjithë ekipet e tjera të Premier League. Ndërsa vetë ai ka shënuar golin e 11-të për këtë sezon, teksa ka shënuar plot 7 gola vetëm nën drejtimin e Solskajer. 33% e golave të Pogba në Premier League janë shënuar nën drejtimin e trajnerit norvegjez (7 nga 21).

Ndërkohë Fulhami i drejtuar nga Marcello Lippi mbetet në vend të 19-të me 17 pikë, plot 7 pikë larg vendit të 17-të që mbijeton.

https://player.matchat.online/embed/wdwKL5yMIf?autoplay=1&htmlplayer=1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here