Ronaldo “Fenomeni” e pranon: Moratti frymëzim për mua, nëse do të kthehesha pas

Ronaldo “Fenomeni” është nga ata futbollistë që ka bërë shumë tifozë të Interit. Ai është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te zikaltërit. Braziliani pranon se në Itali ka pasur mbështetjen më të madhe të karrierës, megjithëse ai ka luajtur për klube si Barcelona apo Reali.

“Te Interi kam kaluar 5 vitet më të bukura të jetës. Ka qenë periudhë e bukur, qytet fantastike, ku mësova të dua dhe të jetoj mes njerëzve që më donin të mirën. Kam dashuri për Interin dhe Milanon, gjë që do të më shoqëroj gjatë gjithë jetës”, komenton fillimisht Ronaldo.

Raportet me trajnerin Hektor Kuper në vitin 2002 prekën fundin dhe sulmuesi  i kërkoi largimin Morati. “Fenomeni” pranon se bëri një gabim. “Nëse do të të kthehesha pas, nuk do ta vija Moratin me shpatulla pas murit. I thashë të shkarkonte Kuperin ose do të largohesha. Ai vendosi të mbante trajnerin, pasi nuk pranonte të bëja unë ligjin. Duhet të kisha komunikuar ndryshme me te. Tani që jam president i Valadolidit, Morati është frymëzim për mua”, shprehet Ronaldo. Sulmuesi kaloi te Interi 5 vite ku arriti të fitonte edhe një Kupë UEFA në vitin 1998, megjithëse u kushtëzua edhe nga dëmtimet, gjë që e bëri atë të luante vetëm 69 ndeshje me zikaltërit, ku shënoi edhe 49 gola. Në vitin 2007 ai luajti edhe për Milanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here