Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Alba-s në Francë

Barcelona duket se ka gjetur lojtarin për të ardhmen e krahut të majtë të mbrojtjes.

Skuadra katalanase është në dijeni se duhet përforcuar krahu i majtë i mbrojtjes, pasi aktualisht kanë vetëm shërbimet e Jordi Alba.

Situata është e komplikuar pasi as me këtë të fundit skuadra nuk ka nënshkruar kontratën e re.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona është duke monitoruar me kujdes situatën e Ferland Mendy.

Emri i lojtarit është i preferuari nga stafi teknik i Barcelonës, e sidomos ai pëlqehet shumë nga Eric Abidal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here