Leonardo nuk ka të ndalur: 40 milionë euro për goditjen e rradhës

Milani ishte ekipi që bëri merkaton më të fortë në janar në Europë, duke afruar sulmuesin Piatek dhe mesfushorin Paqueta.

Gjithsesi, strategjia e Leonardo, drejtorit sportiv të kuqezinjve në përforcimin e skuadrës nuk ndalet këtu.

Leonardo kërkon jo vetëm të përforëcojë skuadrën por edhe ta rinojë atë, duke nisur sulmin për të sjellë në Milanello 23-vjeçari meksikan Hirving Lozano. Sulmuesi luan në kampionatin holandez me PSV, ku në 48 ndeshje ka realizuar 30 gola.

Milan shpreson që në merkaton e verës të shesë turkun Hakan Calhanoglu dhe nëse vjen një ofertë rreth 20 milionë euro ai do të largohet. Këto parà do të përdoren për të sjellë sulmuesin meksikan dhe pse konkurrenca është e fortë dhe kushton 40 milionë euro.

Napoli është vënë gjithashtu në gjurmët e meksikanit dhe shpreson që të ketë ndihmën e menaxherit të tij Mino Raiola. PSV kërkon 40 milionë euro. Një shumë që për ekipet italiane është problem, por jo për Barcelonën, një tjetër ekip kandidat që synon të marrë lojtarin.

Në rast se dështon pista Lozano, Leonardo ka gati dy alternativa të tjera: Francezin Alain Sain Maximin, që luan me Nisë dhe belgun Yannick Ferreira Carasco, që luan në Kinë me Dalian Yifang. I pari kushton rreth 30 milionë euro, ndërsa i dyti mund të vishet kuqezi për 25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here