Solari ka disa lëvdata për Bale

Deklaratat e trajnerit Santiago Solari pas kësaj ndeshje ishin shumë ambicioze, sa i përket garës për titullin.

Por, trajneri ka vazhduar tutje edhe me komentet për lojtarët, ku veçanërisht foli për Garreth Bale dhe golin e tij të shënuar, që ishte i 100-ti në fanellën e ‘mbretërve’.

“Ai u fut shumë i lumtur në dhomën e zhveshjes, ishte i lumtur me golin” ka thënë Solari në konferencën pas ndeshjes.

“Ai ndihmoi në epilogun e takimit sepse gjithçka ishte e hapur deri në atë pikë. Por, falë golit të tij, ndeshja u mbyll. Ai është shumë i mirë” ka thënë tutje trajneri i madrilenëve.

Kujtojmë se Bale ka shënuar gjashtë gola në La Liga në 18 ndeshje, nga të cilat 15 si startues. Në të gjitha kompeticionet, uellsiani ka shënuar plot 12 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here