Barcelona ka gjetur Suarezin e ri: Katalanasit sigurojnë shërbimet e tij para gjigantëve Europian!

Barcelona ka arritur një marrëveshje me sulmuesin serb të Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, njofton sot gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine”.

Sipas këtij informacioni, Barcelona dhe agjentët e sulmuesit të Serbisë kanë arritur një dakordësi tashmë, duke pritur ta mbyllin operacionin në verë. Ky është një tjetër talent i siguruar nga katalanasit, pas holandezit Frenkie de Jong.

Edhe në këtë rast, Barcelona duket se e ka fituar betejën me klubet e tjera të mëdha europiane, përfshirë Real Madridin, që kanë qenë të interesuar për Luka Jovic. Edhe pse nuk e ka konfirmuar klubi gjerman, pak ditë më parë ishte vetë Jovic, që për “’Faz” shprehu entuziasmin e tij për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm, diçka që nuk ka të bëjë me ekipin e tij aktual, Eintracht Frankfurt.

Jovic, me 14 gola, është golashënuesi më i mirë i Bundesligës. Serbi po luan i huazuar në Gjermani nga Benfica, por Enitracht Frankfurt ka raportuar tashmë se do ta bëjë efektiv opsionin e blerjes. Në këtë mënyrë, Barcelona duhet të negociojë me gjermanët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here