El Clasico në merkato: Barcelona dhe Reali në garë për yllin e Bundesligës

Barcelona dhe Reali janë futur në garë për yllin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, raporton Bild.

21-vjeçari ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij dhe është golashënuesi më i mirë në Bundesligë me 14 gola të shënuar këtë sezon.

Jovic ka shënuar 5 gola në Europa League dhe Barcelona e ka piketuar sulmuesin serb si zëvendësuesin ideal të Luis Suarez.

Nga ana tjetër Perez po përgatitet për një jetë pa Benzeman dhe është futur në garë për Jovic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here