Milani me një goditje Big në merkaton e verës, zbulohet emri i i lojtarit

Sergej Milinkovic Savic është prioriteti i Milanit për merkaton e verës.

Verën e kaluar Rosonerët tentuan disa herë transferimin e mesfushorit serb në San Siro, por të gjitha ofertat e Milanit u refuzuan nga presidenti i Lazios, Claudio Lottito.

Mirëpo Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Savic dhe do të fillojë sulmin pas përfundimit të sezonit.

Leonardo dëshiron ta blejë kartonin e Bakayokos dhe transferimin e Savic në San Siro, për të krijuar një dyshe të hekurt në mesfushë.

Agjenti i Savic, Kezman njihet për marrëdhëniet e mira me Leonardon dhe te Milani besojnë se do ta transferojnë atë në San Siro.

Presidenti i Milanit, Scaroni dje bëri të ditur se Milani po planifikon një tjetër goditje Big në merkato dhe mediat zbulojnë se bëhet fjalë për Savic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here