Tjetër “jo” nga De Biazi, refuzon ofertën e radhës

E ardhmja e Xhani De Biazit është shndërruar në një “telenovelë” që nuk i dihet fundi. Ish-trajneri i Kombëtares, ka refeuzuar një tjetër ofertë. Bëhet fjalër për skuadrën e Veronës, që militon në Serinë B.

Sipas “tuttob.com” presidenti i klubit veronez, Seti, kishte menduar që të kontaktonte De Biazin për të zëvendësuar Fabio Groson, por ish-trajneri i Kombëtares mësohet të ketë refuzuar ofertë paraprake.

Mesa duke italiani është duke pritur ndonjë ofertë nga ndonjë klub prestigjioz pas refuzimit të ekipeve të dorës së dytë. Kujtojmë që më herët tekniku refuzoi disa oferta nga Seria B si dhe 2 klube të Serisë A, si Frozinone dhe Kievo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here