Bayerni merr një super lajm para ndeshjes me Liverpoolin

Pas druajtjeve se Manuel Neuer mund të mos jetë në ndeshje të luajë për Bayern Munichun kundër Liverpoolit në Champions League, konfirmohet se portieri gjerman është i gatshëm të rikthehet këtë javë.

Niko Kovac ka konfirmuar se Manuel Neuer do të jetë i gatshëm të paraqitet për Bayernin në ndeshjen e së premtes në Bundesligë kundër Augsburut, pas lëndimit të gishtit të madh.

Portieri gjerman lëndoi gishtin gjatë një seance stërvitore dhe mungoi tri ndeshje si pasojë. Në Bayern, megjithatë, u shqetësuan se ai mund të mungojë kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions të martën e ardhshme.

Por, tani është e qartë se ai është i gatshëm të paraqitet për Bayernin në Anfield, pasi trajneri Kovac e konfirmoi vetë se gjermani mund të luajë hic më larg se të premten ndaj Augsburgut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here