Mesfushori i Milanit drejt largimit, Totenhemi gati të rrëmbejë lojtarin kuqezi

E ardhmja e Frenk Kesi duket se është Premier Liga. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë që luan për Milanin është afër Totenhemit, për shifrën e 40 milionë eurove.

Ky sezon që Kesi po luan me Milanin është i dytë dhe me shumë mundësi i fundit te kuqezinjtë. Timue Bakajoko çdo ditë po bëhet edhe më i rëndësishëm te Milani dhe kartoni i tij do të blihet përfundmisht. Kështu që i sakrifikuari do të jetë Kesi.

Totenhemi ka shfaqur një interes të madh për lojtarin që ka fizikun dhe të gjitha aftësitë për të luajtur në Angli. Sipas asaj që raporton “Tuttomercato.web” mes lojtarit dhe klubit ka një kontakt dhe çdo gjë është pozitive.

Kesi i’u bashkua Milanit nga Atalanta për 20 milionë euro dhe nëse do të shitët do të sjellë një bilanc pozitiv në arkat e klubit nga Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here