Spalletti zbulon të vërtetën: Icardi braktisi skuadrën

Luciano Spalletti ka konfirmuar se Mauro Icardi u largua vetvetiu nga skuadra e Interit për ndeshjen e UEFA Europa League kundër Rapid Viennës, pasi kishte marrë vesh se më nuk ishte kapiten i Interit.

“Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Do të kemi kohë pas kësaj për ta sqaruar situatën e Icardit”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ishte një vendim i vështirë dhe i dhimbshëm, por i cili u përkrah nga të gjithë dhe u mor për të mirë të Interit dhe ekipit”, tha Spalletti.

“Ai vetë nuk deshi t’i bashkohej ekipit. Unë e ftova. Ai ishte i zhgënjyer, por edhe për ne ka qenë e vështirë ta marrim këtë vendim dhe t’ia kuptojmë”, deklaroi Spalletti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here