E zbulon shoku i tij, ja se ku dëshiron të transferohet de Ligt

Matthijs de Ligt, mbrojtësi 19-vjeçar i Ajax-it, kërkohet nga klubet më të rëndësishme të Europës.

Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në mbrëmje kundër Real Madrid ka qenë i pranishëm në stadium edhe drejtori sportiv i Juventus-it, Fabio Paratici.

Gjithsesi, duket se në të ardhmen e De Ligt është Barcelona. Këtë e ka bërë të ditur shoku i tij i skuadrës, Andre Onana. Portieri i Ajax-it, i rritur te Barcelona, ka folur në lidhje me shokun e tij të ekipit për “Mundo Deportivo”.

“Si De Jong, edhe ai ka dëshirë të shkojë atje. Kam folur shumë herë me të dy në lidhje me këtë dhe De Ligt preferon të luajë me Barçën. De Jong? Është i ri dhe shumë i fortë. Mund të përmirësohet akoma shumë”.

Portieri ka folur edhe për ndeshjen me Real Madrid-in dhe VAR-in: “Janë gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë dot. Nuk mund t’i ndryshojmë vendimet e arbitrit. Jemi të mërzitur, por ky është futbolli”, ka thënë Onana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here