Bayern ka gati “revolucionin” e madh, ja kush pritet të largohet dhe të qëndrojë në fund të sezonit

Bajerni duket se në fund të sezonit do t’i nënshtrohet një revolucioni të sigurt. Dy janë largimet e sigurta deri më tani. Arjen Roben dhe Rafinja do të përbëjnë të shkuarën e bavarezëve.

Gjithashtu flitet se Humels dhe Boateng nuk do të jeën pjesë e ekipit sezonin që vjen, me shumë mundësi.

Por një lajm i mirë ka ardhur nga Riberi që ka qetësuar sot tifozët dhe ka hedhur poshtë çdo lajm që flitej se mund të largohej, pasi ai do të rinovojë dhe do të vazhdojë me Bajernin. Ai ka thënë: “Mes meje dhe Bajernit ka një histori të madhe dashurie. Unë kam kaluar këtu dy të tretat e karierrës time dhe i jam shumë mirënjohës klubit që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhëtoja Bajernin për një klub tjetër”.

Riberi është pjesë e bavarezëve që në vitin 2007, kur skuadra nuk kishte këtë shkëlqim që ka sot. Francezi ka qenë një ndër lojtarët kryesor që kanë sjellë sërish buzëqeshjet te kampionët e Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here