Gatuzo i del “kundër” Milanit dhe mbron Suson: Ai meriton rinovimin, por…

Suso është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe ai momentalisht kërkon një rinovim kontrate ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon neto.

Por Milani ofron 4 milionë dhe këtu është krijuar një ngërç mes palëve. Në konferencën për shtyp që Gatuzo ka mbajtur përpara ndeshjes me Atalantën, është pozicionuar disi në këtë temë dhe normalisht ka mbajtur anën e lojtarit duke i treguar klubit rëndësinë që ka futbollisti.

“Unë bëj trajnerin dhe jo agjentin apo drejtorin sportiv. Ekziston një respekt i madh për Suson, ai na jep kaq shumë. Suso e meriton rinovimin. Ai ishte jashtë fushave për 25 ditë, por ishte menjëherë në dispozicion. Ai gjithashtu është rikthyer për të patur një rëndësi të madhe”, ishin fjalët e trajneri kuqezi.

Tekniku i Milanit gjithashtu ka thënë përpara mediave: “Ne gjithmonë duam të fillojmë fortë, po përpiqemi të bëjmë diçka të re, jemi fizikisht mirë, ne duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë për t’i vënë ata në vështirësi. Do të duhët të harxhojmë shumë energji nesër”.

Ndërkaq për Piontek ka shtuar: “Kam pritur një ndikim ë tillë nga Piontek. Ai nuk është se flet shumë, ai flet gjithmone me gol. Ai dëshiron vetëm të luajë. Piontek dhe Zapata ngjasojnë disi dhe kështu duhet të jemi shumë të vëmendhsmë përballë Zapatës nesër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here