Icardi nuk stërvitet me grupin, te Interi ka ardhur ora të bëjnë “llogaritë” me argjentinasin

Interi është rikthyer në stërvitje, pas fitores që ka arritur mbrëmjen e djeshme përballë Rapidit të Vjenës. Tashmë duket se është dhe ora kritike për të patur një takim mes Marrotës, Ikardit dhe Spaletit.

Heqja e shiritit të kapitenit  ka bërë që Ikardi të zemërohet dhe të mos shkoj me ekipin në Vjenë. Gjithashtu ai ka bërë një status ditën e djeshme në rrjetet sociale ku ka lënë të kuptohet se gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Sikur mos të mjaftonte kjo Ikardi flitet se ka një shqetësim në gju dhe nuk po e lë të stërvitet. Ky problem sipas mediave italiane është i “inskenuar” vet, për të mos qenë prezent me pjesën tjetër të grupit.

Sot, në stërvitje trajneri ka ndarë skuadrën në dy grupe, mes atyre që luajtën dje dhe atyre që ishin pushim, por Ikardi nuk u pa në fushë në asnjë moment. Duket se mes palëve ka ardhur momenti që të bëhen llogaritë dhe të ndahen disi gjërat për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here