Mancini: Italia mund ta fitojë Kampionatin Evropian

Katër herë kampionët e Botës nuk kanë qenë pjesë e botërorit të Rusisë së mbajtur në vitin 2018, por kërkojnë që respektin në futbollin botëror ta rikthejnë me sukesin në Euro 2020.

“Trauma e Kupës së Botës ka kaluar”, ka thënë Mancini për ‘Correire della Sera’.

“Ne duhet ta mbajmë në mendje këtë si paralajmërim, por ne kemi një detyrë që të rikthehemi në të menduarit si të mëdhenj”.

“Nuk ka ekipe që janë më të mira se ne. Argjentina nuk arriti ta fitonte Copa America me Messin, dhe të tjerët nuk e kanë Messin, prandaj pse nuk mund të mendojmë që mund ta fitojmë Kampionatin Evropian”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here