Sulmuesit argjentinas i është marrë shiriti i kapitenit, për t’iu dhënë i njëjti portierit Samir Handanovic.
25 vjeçari sipas deklaratës së Luciano Spalletti, ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Rapidit të Vjenës.
‘Corriere dello Sport’ shkruan se Inter po e mendon sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si pasues të Mauro Icardit.
Lukaku është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Everon, kur ‘Djajtë e Kuq’ drejtoheshin nga Jose Mourinho.
Emra tjerë në listën e Interit janë edhe Edin Dzeko dhe Tino Werner.