“Verratti do të ishte fantastik për Man Utd”

Reprezentuesi italian pati një natë për t’u mbajtur mend në ‘Old Trafford’, kur PSG mposhti 0-2 Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të  1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Marco Verratti ishte i jashtëzakonshëm në qendër të mesfushës për PSG”, ka deklaruar Berbatov.

“Ajo që më pëlqen te ai është mendimi i tij i parë për të shkuar gjithmonë përpara”.

“Italiani është një talent i pabesueshëm, ai më kujton Xavin dhe Iniestan në shumë mënyra”.

“Ai do të ishte fantastik te Manchester United pranë Nemanja Matic në mesfushë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here