Arsenali dëshiron Monchin për drejtor sportiv

Siç raporton The Sun Arsenali kërkon Monchin i cili aktualsiht është drejtor sportiv i Romës.

Në listen është Marc Overmars, aktualisht drejtor tek Ajax, por në skenë ka dalë edhe emri i Monchit.

Klubi anglez kërkon një person që mund të planifikojë tregun e merkatos me strategji dhe këtë e plotëson Monchi.

Monchi në fakt e filloi karrierën e tij si drejtor sportiv tek Sevilla, teksa më parë kishte luajtur rolin e portierit në klubin e Liga për disa vite, dhe përvoja e tij në Spanjë ishte shumë pozitive, e karakterizuar nga njohuri të mëdha dhe shitje me fitime të konsiderueshme për arkat e Sevillas.

Pas aventurës në klubin spanjoll, ai vendosi të provojë futbollin italian, duke u bërë drejtor sportiv i Romës në prill 2017. Pas vetëm dy vitesh në Itali, tashmë sinjalet kan ardhur nga Arsenali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here