Eskalon çështja Icardi: Wanda Nara sulmohet me gurë

Momente frike dhe paniku për Wanda Narën bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit argjentinas të Interit Mauro Icardi.

Pas shpërthimit të çështjes Icardi, tensioni mes tifozëve zikaltër dhe partneres së Mauritos e cila nuk u ka pëlqyer asnjëherë tifozëve interistë. Një skenë vërtetë e pakëndëshme ka ndodhur me modelen argjentinase paraditen e sotme.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, makina e saj është sulmuar me gurë ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros. Fëmijet e çiftit ishin gjithashtu në makinë. Për fat të mirë episodi nuk ishte shumë serioz, por kjo shenjë po tregon se tensioni po kalon kufijtë.

Wanda ka bërë një denoncim në polici për këtë ngjarje, ndërsa u ka treguar forcave të rendit edhe mesazhet kërcënuese që ka marrë gjatë ditëve të fundit nga persona të ndryshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here