Takim me drejtuesit e Interit, zbulohet çfarë tha Icardi

Tashmë nuk ka më dyshime. Marrdhëniet mes Interit dhe Ikardit janë krisur. Sulmuesi nuk pranoi të grumbullohej me ekipin për ndeshjen e Europa Ligës ndaj Rapidit të Vjenës. Gjithashtu ai nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen kundër Sampdorias këtë të dielë.

Ditën e djeshme në qendrën stërvitore zikaltër kanë qenë edhe drejtuesit e Interit, ku kanë mbajtur një takim me Ikardin. Sipas asaj që raporton “Mediaset” ish-kapiteni ka shprehur dashurinë për klubin dhe ka shpjeguar se ai gjithmonë u përpoq të bëntë më të mirën për klubin. Për këtë “pendesë” Interi nuk i vendosi një gjobë për refuzimin e tij për të luajtur ndaj Rapidit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here